Wednesday, February 4, 2026
HomeLajmeKosovaFerronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi

Ferronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi

 

Drejtori menaxhues e aprovoi vendimin për zbatimin e largimit kolektiv të këtyre të punësuarve, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, thuhet se largimi i tyre është vendosur me qëllim që të mos thellohet kriza financiare.

Ndër të tjera është përmendur edhe pushimi i aktiviteteve prodhuese, për shkak të rritjes së kostove, sidomos rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila ka ndikuar negativisht në pozitën financinare, theksohet në dokument, njofton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka tentuar gjatë ditës të marrë një konfirmim nga Ferronikeli, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

transmeton JepiZe

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments