Një incident i rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një mosmarrëveshje mes dy grave ka eskaluar në përdorim të armës së ftohtë, raporton Sinjali.
Sipas burimeve, gjatë konfliktit, njëra nga gratë ka marrë një thikë për të sulmuar tjetrën, por në përpjekje për të ndërhyrë dhe për t’i ndarë, burri i njërës prej tyre ka përfunduar i plagosur.
I njëjti ka marrë lëndime në bark nga thika dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende në detaje.
Rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
Sinjali do të sjellë informacione të reja sapo ato të konfirmohen.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

