Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaE rëndë: Ky është 49-vjeçari që vdiq fatalisht pasi ra nga kulmi...

E rëndë: Ky është 49-vjeçari që vdiq fatalisht pasi ra nga kulmi në Mushtishtë të Suharekës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raportin e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments