Thursday, May 8, 2025
HomeLajmeKosovaDorëhiqet një gjykatës në Hagë

Dorëhiqet një gjykatës në Hagë

Gjykatësi Kenet Roberts është larguar nga regjistri i gjykatësve ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Sipas njoftimit të DHSK-së, Roberts kishte njoftuar kryetaren e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova, më 2 maj 2025 se kjo dorëheqje e tij ishte për shkak të mungesës së kohës dhe prioriteteve të ndryshme.

Si rrjedhojë, kryetarja Trendafilova kishte shprehur mirënjohje për kontributin e gjyqtarit, veçanërisht për hartimin dhe zhvillimin e Rregullores së procedurave dhe provave të DHSK-së.

“Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë”, kishte thënë Trendafilova. /BetimipërDrejtësi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments