Monday, December 8, 2025
HomeLajmeKosovaDiplomati austriak thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një...

Diplomati austriak thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri demokratike e të qëndrueshme

Diplomati austriak dhe ish-negociatori i Rambujesë, Wolfgang Petritsch, ka dhënë një mesazh të fortë për Kosovën, duke theksuar nevojën urgjente për stabilitet politik, qeverisje demokratike dhe rifreskim të dialogut me BE-në.

Në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova të dielën, Petritsch tha se vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian para tre vjetësh e kishte zhgënjyer thellë, transmeton Klankosova.tv.

“Mund t’ju them se kur Kosovës iu vendosën sanksionet unë nuk isha aspak i lumtur për këtë, t’ju them të drejtën”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai pranoi se zhvillimet e fundit në vend e kanë bërë më të qartë perspektivën e kritikëve në Bruksel.

“Tani, gati 3 vjet pas vendosjes së sanksioneve, në një situatë kaq në ngecje në zhvillimin demokratik të Kosovës, tani po i kuptoj më mirë kritikët në Bruksel se sa që i kam kuptuar më parë”.

Petritsch nënvizoi se Kosova ka një parakusht themelor për të ecur përpara, dhe ai, sipas tij është krijimi i një qeverie të qëndrueshme dhe demokratike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Krejt çka mund të urojmë, ose mund të uroj unë, është që Kosova pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të prodhojë një rezultat që do t’u mundësojë partive politike në Prishtinë të krijojnë Qeverinë”.

Ai i bëri thirrje institucioneve të vendit që të ndalojnë së qeni problem për Evropën dhe të marrin rolin e një faktori stabiliteti në rajon.

“Ju duhet të lëvizni nga së qenit problem për Evropën. Duhet të bëni një zgjidhje për një problem në Evropë, sidomos në Ballkan. Duhet ta vazhdoni dialogun. Ndoshta duhet një qasje e re, por parakushti kryesor është që të ketë një qeveri demokratike dhe të gjallë”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment vendimtar për të ardhmen politike të Kosovës, vetëm pak javë para zgjedhjeve që pritet të përcaktojnë drejtimin e ri të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments