Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shpenzimeve të shumta të VV-së për fushata zgjedhore në vitin e kaluar.
Duke komentuar shpenzimet e VV-së për një tubim me te rinjtë në një nga klubet e natës në Prishtinë, ajo ia ka rikujtuar VV-së mungesën e barnave në QKUK për pacientët.
“Vetëvendosja e Albin Kurti paska shpenzur rreth 15 mijë euro për një natë, në njëren prej diskotekave në kryeqytet. Ndërsa shumë pacientë luftojnë çdo ditë për të gjetur mundësinë e një trajtimi, që se kanë ende.”, ka shkruara ajo.

