Friday, September 26, 2025
HomeLajmeBurim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës,...

Burim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani zyrtarizohet në vend të tij

Kryetari i disa mandateve në komunën e Fushë-Kosovës, Burim Berisha, nuk do të jetë më kandidat për këtë pozitë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në FB, ku njoftoi gjithashtu edhe kandidaturën e Besnik Osmanit.

“Nga një fitues tek tjetri. Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani”, shkruan Abdixhiku.

“Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Burim Berishën – njeriun që për 25 vjet, me 5 mandate si i zgjedhur, i dha kësaj komune një drejtim të qetë, vizionar e të përgjegjshëm. Nga një paralagje, qytezë fushash, ai transformoj Fushë Kosovën në qytetin me ritmin më të lartë zhvillimor në Kosovë. Prandaj Fushë Kosova sot është shtëpi e plot 70 mijë banorëve”, shkruan tutje kryetari i LDK-së.

Ai shton se sot,” me besim të plotë dhe krenari, shpallëm kandidaturën e Besnik Osmanit për Kryetar të Komunës. Ai është vazhdimësia jonë – një njeri i përkushtuar, i matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe vizion të qartë për të ardhmen”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments