Sunday, December 7, 2025
HomeLajmeKosovaAmbasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjermane, Rainer Rudolph, e ka denoncuar “sjelljen penguese” të disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor pasi ky organ dje nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rudolph tha se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrat e aktorëve politikë.

“Shpreh keqardhje për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzuan të certifikojnë Listën Srpska për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”.

Reagimi i ambasadorit gjerman vjen në vazhdën e kritikave të vendeve partnere të Kosovës për këtë vendim të KQZ-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments