Sunday, November 2, 2025
HomeLajmeKosovaAKR në mbështetje të Përparim Ramës për balotazhin në Prishtinë

AKR në mbështetje të Përparim Ramës për balotazhin në Prishtinë

Pak ditë para mbajtjes së balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Mbështetja është konfirmuar nga anëtarja e AKR-së, Myzejene Selmani, e cila tha se vendimi është marrë me miratimin e kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli.

“Ne jemi në mbështetje të Përparim Ramës, dhe këtë sigurisht e kemi bërë me aprovimin e kryetarit Behgjet Pacollit”, deklaroi Selmani në një prononcim për IndeksOnline.

Lidhur me këtë mbështje ka reaguar edhe vet Rama.

“Bashkë kemi fillu, bashkë kemi me finalizu transformimin n’Kryeqytet!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments