Sunday, December 7, 2025
HomeLajmeKosovaAfro 2000 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Pejës, brenda 10 muajsh

Afro 2000 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Pejës, brenda 10 muajsh

 

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza

 

 

Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë.

Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments