Friday, March 6, 2026
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Mbështes vendimin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Abdixhiku: Mbështes vendimin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosova.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku tha se mirëpret dekretin e presidentes, duke vlerësuar përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar me këtë vendim në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve.

Ai theksoi se partia që drejton është e gatshme të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’u drejtohet qytetarëve për një zgjidhje të re demokratike.Sipas Abdixhikut, zgjedhjet nuk kanë qenë alternativa e preferuar e LDK-së, por shtoi se vendimi përfundimtar tani i takon qytetarëve të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments