Tuesday, April 30, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet 27-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim pasi kërcënoi me thikë një...

Arrestohet 27-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim pasi kërcënoi me thikë një person

P.Z është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë një person tjetër sot në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informacionit menjëherë njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur ankuesit e këtij rasti dhe kanë arritur të gjejnë dhe të konfiskojnë edhe armën me të cilën personi i dyshuar i ka kanosur .

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ka nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi ku ka ndodhur kanosja.

Pas një pune intenzive, policia ka arritur që të identifikojë personin dhe vend-ndodhjen e tij dhe sot me datë 06.10.2021 rreth orës 18:20 kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet P.Z (M/K) i moshës 27-vjecar dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor .1

Policia, pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments