Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovaKomisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë sot vendimin e presidentes Justina Shiroka-Pula për kthimin në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja e Komisionit është caktuar të nisë në orën 9:30.

Ndryshimet në Ligjin për Specialen ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, ndërsa më 22 tetor presidentja Shiroka-Pula e kishte kthyer atë për rishqyrtim, pas një kërkese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte iniciuar këto ndryshime.

Kjo kërkesë e PDK-së për rishqyrtimin e ligjit para dekretimit nga presidentja nuk ishte mbështetur nga të gjithë deputetët e kësaj partie.

Ndryshimet ligjore ishin votuar rreth dy javë pasi Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Has

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments