Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovaUshtria Amerikane publikon pamje nga stërvitjet e KFOR’it në Kosovë, u bë...

Ushtria Amerikane publikon pamje nga stërvitjet e KFOR’it në Kosovë, u bë rotacioni i 36’të në Bondsteel

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar se me kalimin e autoritetit nga koloneli Sam Sargeant te koloneli Jabari Miller, Komanda Rajonale-Lindje e Forcës së Kosovës (KFOR) shënoi përfundimin e rotacionit të 36-të në Kampin Bondsteel.

Në postim, janë ndarë edhe pamje kur paraqiten ushtarët amerikanë, aleatët e NATO-s, forcat partnere dhe institucionet lokale që kontribuuan në trajnimet shumëkombëshe, operacionet e sigurisë dhe aktivitetet me komunitetin në të gjithë Kosovën.

Postimi:

Me kalimin e autoritetit nga koloneli Sam Sargeant te koloneli Jabari Miller, Komanda Rajonale-Lindje e Forcës së Kosovës (KFOR) shënoi përfundimin e rotacionit të 36-të në Kampin Bondsteel.

Ky material përmbledhës paraqet ushtarët amerikanë, aleatët e NATO-s, forcat partnere dhe institucionet lokale që kontribuuan në trajnimet shumëkombëshe, operacionet e sigurisë dhe aktivitetet me komunitetin në të gjithë Kosovën.

Me kalimin e autoritetit te KFOR 37A, besimi dhe bashkëpunimi i ndërtuar gjatë këtij rotacioni mbeten pjesë e misionit.

(Video nga Ushtria Amerikane, realizuar nga rreshteri i klasit të parë Marc Marmeto.)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments