Një grua ka vdekur pasi është goditur nga autobusi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të premten.
Në njoftim bëhet e ditur se shoferi i autobusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orës të PK-së.

