Saturday, November 7, 2026
HomeLajmeKosovaGrupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij...

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues i cili ka për detyrë hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë, do të mbajë mbledhje sot.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten kryesuesi i këtij grupi, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se mbledhja do të jetë e gjatë, por puna e grupit nuk do të jetë publike, për shkak siç ka thënë ai të specifikës së rastit.

Në këtë takim, sipas tij, do të shqyrtohen dokumentet e përgatitura veçmas nga institucionet dhe do të punohet për harmonizimin e tyre në një dokument të përbashkët.

“Veprimtaria e këtij grupi do të jetë goxha konfidenciale, se si i zhvillon punimet ky grup. Punimet tona nuk mund të jenë të hapura dhe ajo se si do ta merrni produktin e asaj çka ne prodhojmë mund të jetë edhe në një masë pak e kufizuar. Kjo më vjen keq që është kështu, por për shkak të natyrës së qëllimeve që do t’i arrijë ky grup strategjik dhe qëllimi është që me e fitu rastin”, ka thënë Konjufca.

Në këtë këtë grup, përfshihen përfaqësues nga Qeveria, Kryesia e Kuvendit të Kosovës , përfaqësues të grupeve parlamentare , po ashtu edhe përfaqësuesin nga grupi i komuniteteve joshumicë, jo serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments