Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovaEkskluzive: Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, inicion procedurën disiplinore dhe rekomandon suspendimin...

Ekskluzive: Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, inicion procedurën disiplinore dhe rekomandon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, do të iniciojë procedurën disiplinore, si dhe do të rekomandojë suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Burime të Sinjalit kanë bërë me dije se rekomandimi i kryeprokurorit Gashi do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën ai e ka thirrur për orën 13:00.

Këto rekomandime do të bëhen për shkak të gjetjeve që ka konstatuar ZKSh lidhur me veprimet dhe mosveprimet që dyshohet se pamundësuan parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments