Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovaKurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor...

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka thënë se pret që nesër para orës 18:00 të ketë raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë.

“Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti, nesër mbrëma para orë 18:00 pres raportet dhe sigurisht se do ta ndajë me publikun, th Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ai poashtu përsëriti qëndrimin e tij që “drejtësia në Kosova ka nevojë urgjente për tu drejtuar”.

Kurti tha se qartazi ka pas lëshime nga institucionet në këtë rast.

“Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt, nuk kishte sesi të përfundonte ndryshe. Kjo e bën edhe më të pafalshme situatën”, tha ai.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuari ish-kunatin e Arlindës, i dyshuari për vrasjen.

Arlinda Zeka u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj.

Ajo tri ditë para vrasjes kishte dërguar një letër në Prokurorinë e Pejës ku kishte paralajmëruar se mund të vritej.

Zeka pak orë para se të vritej ishte intervistuar në cilësinë e viktimës për dhunë në familje, ku bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48-orë.

Por, me ty kthyer në shtëpi ajo ishte goditur me një mjetë të fortë nga kunati i saj.

Ky rast ka ngjalluar reagime për mosveprim të institucioneve, ndërsa që Prokuroria në Pejë ka thënë se ka nisur hetimet për zyrtarët të cilët dyshohen se kanë neglizhuar rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments