Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovaSot Mblidhen tre komisione parlamentare

Sot Mblidhen tre komisione parlamentare

Tre komisione parlamentare do të mbajë sot mbledhje, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësore dhe administrata publike.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2026

Po në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen e radhës, me raportimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) në rend dite.

Previous article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments