Wednesday, October 14, 2026
HomeLajmeKosovaDrejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur pastrimin e mbeturinave për t’i dërguar ato te Deponia e Mbeturinave në Mirash, anise Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka dalë me njoftim se është mbyllur deponia pas orës 12 të natës dhe është ndryshuar orari i kësaj deponie.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar në Klan Kosova, se kjo ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

“Kufizimi i orarit të Deponisë së Mbeturinave për Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, është i papranueshëm dhe cenon shërbimin dhe menaxhimin me mbeturinat në kryeqytet”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Retkoceri tha se vendosja e orarit të Deponisë së Mbeturinave është bërë pa konsultim me komunën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments