Monday, October 12, 2026
HomeLajmeKosovaKryesia e Kuvendit mblidhet sot, BQK-ja dhe RTK-ja në rend dite

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, BQK-ja dhe RTK-ja në rend dite

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe propozime e kërkesa të tjera parlamentare.

Sipas rendit të paraparë, mbledhja do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e kaluara, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në rend dite është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), përkatësisht dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Një tjetër pikë e paraparë është propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments