Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeKosovaKonjufca në takimin informues të Bordit të Paqes për Gazën: Kosova gati...

Konjufca në takimin informues të Bordit të Paqes për Gazën: Kosova gati ta bëjë pjesën e saj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Si pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën, Konjufca tha se edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.

“Edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij”, ka shkruar Konjufc në X.

Ai bëri të ditur se në konferencën e nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Kosova ishte në mesin e vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

“27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: dikur një vend në nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale”, tha Konjufca.

Ai gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.

“Republika e Kosovës qëndron e gatshme të bëjë pjesën e saj”, shkroi Konjufca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments