Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeKosovaNesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë ndarja e komisioneve parlamentare.

Burime të Tëvë1 kanë bërë të ditur se mbledhja pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ora e saktë ende nuk është përcaktuar.

Në këtë takim pritet të diskutohet për ndarjen dhe përbërjen e komisioneve parlamentare, në kuadër të organizimit të punës së Kuvendit.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë pjesëmarrje të plotë të Kryesisë, pasi Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar se cili do të jetë përfaqësuesi i saj në Kryesi.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë janë përcaktuar.

Përbërja e Kryesisë së Kuvendit dhe ndarja e komisioneve parlamentare pritet të jenë ndër çështjet kryesore në funksionalizimin e plotë të legjislaturës së re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments