Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovaSot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi

Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi

Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, i cili u vra më 21 shtator 1998 pak para mesnate në Tiranë.

Nën organizimin e ish-pjesëtarëve të MMRK-së dhe veteranëve të njësive operative të UÇK-së, më 21 shtator do të mbahen homazhe në 28-vjetorin e vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.

Homazhet do të mbahen në orën 10:00, te varri i kolonel Ahmet Krasniqit.

 

 

Ndërsa, në orën 12:00, organizatorët do të vendosin kurora lulesh te shtatorja e kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri.

 Kolonel Ahmet Krasniqi, njëherësh edhe mik i ngushtë i Azem Hajdarit, është dekoruar me urdhrat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments