Friday, August 21, 2026
HomeLajmeKosovaNjë rast i vdekjes dhe 318 raste të trajtuara në QKUK gjatë...

Një rast i vdekjes dhe 318 raste të trajtuara në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person ka vdekur, ndërsa janë trajtuar 318 raste.

Sipas raportit 24-orësh të QKUK-së, numri më i madh i rasteve të trajtuara ka qenë në Emergjencën Internistike.

“Në totalin e rasteve të trajtuara;

96 në Emergjencën Internistike,

64 në Emergjencën Kirurgjike,

66 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në mesin e shërbimeve të ofruara në Sallën e Vogël, janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve”, thuhet në raport.

Në raport bëhet e ditur se, për nga natyra e lëndimeve, 22 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa është regjistruar edhe një rast i helmimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments