Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovaVllasi për situatën politike: Bota po habitet me ne

Vllasi për situatën politike: Bota po habitet me ne

Analisti politik Azem Vllasi është deklaruar për situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur zhgënjim të thellë me zhvillimet e fundit dhe klasën politike në vend.

Në një prononcim për FrontOnline, Vllasi ka thënë se nuk ka vullnet t’i komentojë zhvillimet që po ndodhin, duke i cilësuar ato si “maskarallëçe”.

“Nuk kam vullnet t’i komentoj këto maskarallëçe që po ndodhin. Mjerë populli dhe shteti me kësi klase politike. Bota po habitet me ne e Serbia po gëzohet”, ka thënë Vllasi

Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.

Aty, Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments