Monday, August 10, 2026
HomeLajmeKosovaProtestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK,...

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase.

Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “UÇK! UÇK! UÇK!”.

Këto thirrje vijnë një ditë pas takimit të Presidentit Zelensky me Vuçiçin, ku u shpreh se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Për deklaratën e Zelenskyt ka reaguar dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se deklaratën e presidentit të Ukrainës të dhënë ne Beograd për mosnjohjen e Kosovës e “marrim me keqardhje”.

Ndërsa, në Prishtinë pas deklaratës së Zelenskyyt është hequr flamuri i vendosur në mbështetetje të Ukrainës.

Ndaj deklaratës së Zelenskyyt ka reaguar edhe Shqipëria./TCH/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments