Numër i madh i armëve janë nëpër duart e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë ilegale.
E në shumë raste pikërisht këto armë lënë të lënduar shumë persona, e në disa raste edhe marrin jetë.
Vetëm brenda një nate në raportin policor janë raportuar një numër i madh i rasteve të armëve pa leje, e raste të tjera të të shtënave me armë.
Raporti i plotë:
Fsh. Shtedim, Podujevë 30.07.2026 – 00:10. Pas pranimi të një informate për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Drenova, Prishtinë 29.07.2026 – 22:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur derën e hyrjes së shtëpisë së tij. Predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
PËRDORIM I ARMËS&MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Fsh. Petrovë, Shtime, 30.07.2026 – NN. Është raportuar për të shtëna me armës zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kishte një aheng familjar dhe i dyshuari mashkull kosovar, ka dorëzuar armën pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Rr. Fazli Grajqevci, Shtime 30.07.2026 – 23:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka shtënë me armë zjarri, i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën pistoletë me gaz pa fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Fsh. Korishë, Prizren 29.07.2026 – 15:45. Lidhur me rastin, në stallën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti është duke u hetuar.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 30.07.2026 – 03:25. Policia ka ndaluar një automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit në automjet është gjetur një pistoletë dhe shtatë fishekë. I dyshuarit ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

