Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO shkroi për një “rritje historike” të investimeve të aleatëve në aleancën ushtarake.
“Investimet e aleatëve të NATO-s u rritën me më shumë se 20% vetëm gjatë vitit të kaluar, me aleatët që shpenzuan 139 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2025”, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në X.
“Kjo rritje historike e investimeve po rikthen barazinë brenda Aleancës dhe po e zvogëlon barrën mbi Shtetet e Bashkuara”, shtoi misioni.

