Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovaVjosa Osmani publikon pamje nga tubimi në Istog, falënderon qytetarët për mbështetje...

Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi në Istog, falënderon qytetarët për mbështetje të fuqishme

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video nga tubimi i mbajtur dje në Istog, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes mesazhit të saj, Osmani ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët që morën pjesë në numër të madh në këtë tubim, duke falënderuar turmën për mbështetjen, energjinë dhe entuziazmin e treguar.

“Faleminderit nga zemra, Istog! ✌️”, ka qenë mesazhi i saj, teksa pamjet e publikuara tregojnë atmosferën dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në takimin elektoral.

Me të ishte edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tubimi në Istog ishte pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të fushatës, ndërsa zgjedhjet e 7 qershorit po afrohen dhe kandidatët po intensifikojnë takimet me qytetarët në mbarë vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments