Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë kryer përballjen e tyre të parë “sy më sy”, disa javë para meçit të madh në kategorinë e peshave të rënda në boks.
Joshua dhe Prenga do të ndeshen mes vete më 25 korrik, në meçin e paraparë të zhvillohej në Riad të Arabisë Saudite, por që u zhvendos në Jeddah.Ky meç cilësohet si “rikthimi” për boksierin britanik, para sfidës së madhe ndaj rivalit vendas, Fyson Fury, më vonë këtë vit.
Britaniku dhe shqiptari tashmë kanë kryer perballjen e tyre të parë për këtë meç të shumëpritur dhe aty ra në sy një detaj.
Media të ndryshme e kanë cilësuar si “frikë” një reagim të Prengës gjatë përballjes “sy më sy” me Joshuan.

