Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po hyjnë në një fazë të re koordinimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një takim të zhvilluar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë Presidentin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, Julian Pace Bonello, Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis, si dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Takimi u fokusua në koordinimin e përgatitjeve dhe inspektimeve për organizimin e këtij eventi sportiv historik për Kosovën dhe rajonin.
Gjatë diskutimeve u theksua edhe roli i Durrësit si qytet mbështetës për zhvillimin e sporteve ujore në kuadër të Lojërave Mesdhetare.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë vlerësuan bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe progresin në zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në të dy vendet.
Organizatorët synojnë që “Prishtina 2030” të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të organizuara ndonjëherë në rajon.

