Thursday, March 26, 2026
HomeLajmeKosovaOperacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë

Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë të koduar “Delivery”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për veprimtari kriminale, përfshirë shpërndarje të narkotikëve dhe krime kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës, pas një pune intensive operative, fillimisht kanë identifikuar dy persona të dyshuar për shpërndarje të marihuanës dhe kokainës në kryeqytet.

“Më 25 mars 2026, rreth orës 14:00, të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë Golf 8. Ata kanë tentuar të arratisen me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar sigurinë në trafik, ndërsa janë ndjekur nga policia në drejtim të Fushë-Kosovës dhe më pas Podujevës”.Ndjekja, sipas pilicisë, përfundoi në hyrje të Vushtrri, ku policia arriti t’i ndalojë dhe arrestojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments