Tuesday, March 17, 2026
HomeLajmeKosovaAktvendimi që e çon në gjyq për korrupsion Rozeta Hajdarin: Arsyet kryesore...

Aktvendimi që e çon në gjyq për korrupsion Rozeta Hajdarin: Arsyet kryesore pse u vërtetua aktakuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari e dy zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Tregtisë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Përmes një aktvendimi, Themelorja në Prishtinë i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve së të pandehurve për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Në aktvendimin të cilin e ka siguruar Paparaci, kryetari i trupit gjykues – gjyqtari Avni Syla ka dhënë një arsyetim prej më shumë se 20 faqeve për të hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve të ministres Hajdari, zyrtarëve të MINT Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.

Mbrojtësit e të pandehurve ishin ankuar në ligjshmërinë dhe mungesën e provave nga Prokuroria Speciale, mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga gjykata.

Sipas aktvendimit që mban datën 13 mars, pretendimet e mbrojtjes në lidhje me mungesën e provave janë të pabazuara.

Gjykata vlerëson se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që do të arsyetonin hedhjen poshtë të aktakuzës në raport me të pandehurit e lartpërmednur, pasi që aktakuza mbështet në prova të mjaftueshme dhe se tani për tani të njëjtat paraqesin kuantum të mjatueshëm për të vërtetuar dyshimin e bazuar mirë lidhur me veprimet inkriminuese të përshkruara si në aktakuzë dhe se e gjithë kjo duke u mbështetur në provat e bashkangjitura në aktakuzë”, thuhet në arsyetimin e Themelores ku edhe janë bashkangjitur të gjitha provat e Prokurorisë Speciale.

Nga përmbajtja e aktakuzës rezulton se prokuroria ka bërë individualizimin e veprimeve të secilit të pandehur duke përshkruar në mënyrë të detajuar veprimet inkriminuese që u atribuohen atyre”, vazhdon tutje arsyetimi i Gjykatës Themelore.

Si të pabazuara Gjykata i ka vlerësuar edhe pretendimet e mbrojtjes në lidhje me dokumentet e klasifikuara si sekret shtetëror.

Mbrojtësit e të pandehurve kishin kërkuar hudhjen e aktakuzës me pretendimin se është shkelur mbrojtja e informacionit të klasifikuar, mirëpo edhe këto pretendime janë vlerësuar si të pabazuara nga Gjykata.

Sipas arsyetimit, objekt shqyrtimi në këtë rast është aktakuza e Prokurorisë Speciale, rrjedhimisht veprat penale të cilat pretendohet se janë kryer nga ministrja Rozeta Hajdari e zyrtarët tjerë të ministrisë.

Në arsyetimin e tij, kryetari i trupit gjykues ka vlerësuar se pretendimet e mbrojtësve për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar nuk lidhen me objektin e akuzës. Andaj, të njëjtat i ka refuzuar si të pabazuara.

Sa i përket përgjigjes së Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, të cilës iu referohen mbrojtësit e të pandehurve, Gjykata vlerëson se Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar ka rol mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës. Në rastin konkret kemi objekt shqyrtimi aktakuzën e Prokurorisë në raport me veprat penale si në aktakuzë… Referenca e mbrojtësve lidhur me statusin e dokumentacionit siç pretendohet nga mbrojtja si i klasifikuar, nuk lidhet me objektin e aktakuzës përkatësisht veprën penale për të cilën akuzohen të pandehurit”, thuhet në aktvendimin e gjykatës të cilin e ka siguruar Paparaci.

Në kërkesën e paraqitur para Gjykatës Themelore, mbrojtësit e të pandehurve kishin hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e provave. Ata kishin kërkuar hudhjen e aktakuzën me pretendimet se provat nuk janë marrë konform dispozitave ligjore.

Mirëpo, edhe ky pretendim është hedhur poshtë nga Gjykata.

Nga shkresat e lëndës rezulton se provat janë siguruar në përputhje me dispozitat procedurale të përcaktuara në Kapitullin XVII të Kodit të Procedurës Penale… Gjykata nuk ka gjetur se gjatë sigurimit të provave është cenuar ndonjë dispozitë procedurale apo ndonjë e drejtë themelore e të pandehurve që do të çonte në konstatimin e paligjshmërisë së tyre“.

Prokuroria Speciale ka redaktuar pjesët në aktakuzë që lidhen me vendodhjen e rezervës shtetërore duke iu referuar dispozitave të Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave. Në këto rrethana, aktakuza në vlerësimin e gjykatës është përpiluar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Prenle. Gjykata po ashtu vlerëson se redaktimi i pjesëve të caktuara të dokumevnetë nuk e ka cenuar në mënyrë thelbësore të drejtën e mbrojtjes për t’u njohur me përmbajtjen e provave mbi të cilat mbështet aktakuza, pasi që mbrojtja ka pasur mundësi të njihet me përmbajtjen thelbësore të dokumenteve dhe të paraqesë kundërshtimet e saj lidhur me to“, thuhet në aktvendimin e Themelores në Prishtinë.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, në këtë fazë të procedurës dhe në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria Speciale ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.

Gjykata ka bërë vetëm vlerësimin se provat e propozuara nga Prokuroria Speciale në aktakuzën e ngritur dhe se tani për tani krijojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer vepër penale të cekur si në dispozitiv të aktakuzës”, thuhet në aktvendim.

Në shqyrtimin fillestar, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muahrremi ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat e Prokurorisë Speciale.

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare në rastin e Rezervave Shtetërore.

Përpos Hajdarit në aktakuzën e Prokurorisë Speciale janë të përfshirë edhe dy zyrtarë të MINT-it, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.

Previous article
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të dielën se NATO përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse vendet anëtare të aleancës nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, rruga e rëndësishme detare që aktualisht është kryesisht e bllokuar nga Irani. Megjithatë, NATO është një aleancë mbrojtëse që ka kufizime gjeografike mbi ku mund të veprojë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express. “Parimi më themelor” i aleancës është ajo që quhet “mbrojtje kolektive”, që do të thotë se nëse një vend anëtar i NATO-s sulmohet, aleanca e konsideron këtë si një sulm ndaj çdo vendi anëtar. Kjo mbrojtje kolektive, e përshkruar në Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, aktivizohet kur një vend anëtar i nënshtrohet një “sulmi të armatosur” dhe kërkon veprim kolektiv si përgjigje. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha dje se kërkesa e Trump-it është “jashtë fushës së veprimit të NATO-s”, dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se lufta “nuk ka lidhje me NATO-n”. Neni 6 i traktatit “vendos kufizime gjeografike mbi fushën e obligimit të ndihmës së ndërsjellë të NATO-s, duke e kufizuar kryesisht në zonën e Atlantikut të Veriut, në veri të Tropic of Cancer”. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 pas Luftës së Dytë Botërore, dhe qëllimi i saj është “të sigurojë një paqe të qëndrueshme në Europë dhe Amerikën e Veriut, bazuar në vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare për lirinë individuale, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit,” sipas faqes së saj zyrtare. Herën e parë dhe të vetme që Neni 5 është përdorur ishte pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA; si rezultat, aleatët e NATO-s iu bashkuan pushtimit të Afganistanit.
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments