Saturday, February 21, 2026
HomeLajmeKosovaKuvendi miraton Ligjin për Buxhetin për vitin 2026 me 62 vota pro

Kuvendi miraton Ligjin për Buxhetin për vitin 2026 me 62 vota pro

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026.

Me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Vlera e buxhetit është rreth 4 miliardë euro.

Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi.

Këtë buxhet s’e mbështetën partitë opozitare, të cilat propozuan amendamentet e tyre, por që nuk u mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë buxhet janë përfshirë amendamentet për buxhetin e Prishtinës dhe të Shtimes.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, para se të hidheshin në votim, tha se amendamentet tjera të propozuara nga partitë tjera do të adresohen pas rishikimit që do të ndodhë gjatë këtij viti.

Ngjashëm u deklarua edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se ky është një buxhet i “përkohshëm dhe emergjent” dhe se ai do të rishikohet.

“Për këtë arsye, ne, si Qeveri, nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, tha Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments