Naim Murseli do të paraqitet sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmia e Murselit, i cili iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij.Para trupit gjykues, Murseli përshkroi natën kritike të 29 nëntorit të vitit 2023, duke mohuar se kishte planifikuar vrasjen.

