Wednesday, February 11, 2026
HomeLajmeKosovaAvokati i Thaçi arrin në Gjykatën Speciale

Avokati i Thaçi arrin në Gjykatën Speciale

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku sot do të paraqesë fjalët përmbyllëse para trupit gjykues.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në X gjatë ditës së martë.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.   scp-ks    org“, shkroi ai në postimin e tij.

Ndërkohë, deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përfunduan dje. Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments