Wednesday, February 11, 2026
HomeLajmeKosovaZPS përfundon fjalët, kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

ZPS përfundon fjalët, kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

Kryeprokurorja Kimberly West, e cila të hënën kërkoi dënime prej 180 vitesh burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, përfundoi deklaratat e saj duke insistuar që secilit të akuzuar t’i jepet dënimi i merituar.

Ajo theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se edhe ata që janë më të fuqishëm duhet të përgjigjen për krimet që kanë kryer.

“Ne kërkojmë që mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe t’iu jepet dënimi i duhur”, tha West.

“Ishte privilegj për mua që të takoj shumë prej këtyre njerëzve që i kanë përjetuar këto ngjarje. Ka njerëz, përfshirë të akuzuar që kanë luftuar për vendin e tyre kundër vështirësive, njerëz që kanë kontribuuar në mënyra të ndryshme, që kanë qenë në udhëheqje vendore, njerëz që kanë mbijetuar me pasojat e krimeve. Zyra ime ka punuar që këtyre t’u jepet drejtësia dhe të jepet llogari nga individët përgjegjës, këto janë pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë dhe shtetit ligjor”.

“Kanë kaluar shumë vjet tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar që nuk do të ketë drejtësi, por askush nuk është mbi ligjin, pra edhe njerëzit më të fuqishëm do të japin llogari”, shtoi kryeprokurorja në fjalë përfundimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments