Wednesday, February 4, 2026
HomeLajmeKosovaEkskluzive | Taxi në Pejë shndërrohet në “depo” heroine – narkotikë të...

Ekskluzive | Taxi në Pejë shndërrohet në “depo” heroine – narkotikë të fshehur në plastikë dhe çelës të veturës, arrestohet i dyshuari

Një operacion policor i realizuar mbrëmjen e së dielës në Pejë ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, pasi brenda një veture TAXI janë zbuluar disa qese me substancë të dyshuar heroinë, të fshehura në vende të ndryshme të automjetit.

Ngjarja ka ndodhur më 26 janar 2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Njësitet policore kanë ndaluar një veturë TAXI, ku si vozitës ishte Labinot Qerkinaj, ndërsa në veturë ndodhej edhe një pasagjer, i cili dyshohet se kishte për qëllim blerjen e narkotikëve.

Gjatë kontrollit fillestar të veturës, policia ka gjetur një qese të vogël me substancë të dyshuar heroinë, të fshehur në pjesën e përparme të enterierit, nën plastikë. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes janë thirrur hetuesit e Njësitit për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), të cilët kanë thelluar kontrollin.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit të detajuar: janë gjetur edhe 4 qese të tjera me heroinë brenda veturës, 3 qese të vogla me heroinë ishin fshehur brenda çelësit të veturës, pesha totale e substancës së dyshuar ka rezultuar 1.7 gram, janë sekuestruar 3 thika, 45 euro para të gatshme, një telefon mobil, si dhe vetura TAXI e përdorur nga i dyshuari.

Me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, është bastisur edhe shtëpia dhe prona e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur material tjetër ilegal.

I dyshuari dhe dëshmitari janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të Prokurorit, Labinot Qerkinaj është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Njësiti DHTN-Pejë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.Transmeton Sinjali

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments