Monday, March 23, 2026
HomeLajmeKosovaVazhdon numërimi i votave në QKN – Procesi po zhvillohet nën monitorim...

Vazhdon numërimi i votave në QKN – Procesi po zhvillohet nën monitorim të plotë

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të vëzhguesve të akredituar.

Sipas njoftimit të KQZ-së, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë është përmbyllur në nëntë komuna.

Deri të mërkurën në mëngjes, procesi është përfunduar në 1 mijë e 763 kuti votimi, që përbën 68.95 për qind të gjithsej 2 mijë e 557 kutive të votimit në nivel vendi.

KQZ bën të ditur se pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim, të dhënat po transmetohen menjëherë në platformën zyrtare të rezultateve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments