Sunday, December 7, 2025
HomeBotaRonaldo i pranishëm në darkën e Trumpit për princin saudit në Shtëpinë...

Ronaldo i pranishëm në darkën e Trumpit për princin saudit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti e quan nder

Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në një darkë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për liderin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, të martën në mbrëmje.

Para eventit, Donald Trump tha se ishte një “nder” të priste futbollistin, roli i të cilit në ligën saudite e ka shndërruar në një nga fytyrat kryesore të përpjekjeve për modernizimin e vendit nën princin e kurorës.

Bin Salman synon të zvogëlojë varësinë e Arabisë Saudite nga nafta duke investuar në fusha të tjera, përfshirë sportin dhe turizmin. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Ronaldo do të merrte pjesë në darkë, por nuk sqaroi nëse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të princit saudit.

Gjatë fjalimit të tij, Trumpi lavdëroi marrëdhëniet e ngushta me Arabinë Saudite, duke e quajtur vendin një “aleat të madh jo-NATO”. Më herët po atë ditë ai kishte pritur princin e kurorës në Zyrën Ovale.

Duke iu drejtuar Ronaldos para të ftuarve, Trumpi tha se djali i tij, Baroni, është një tifoz i madh i yllit portugez. “Dhe Baroni pati mundësi ta takojë atë, dhe mendoj se ai e respekton pak më shumë babanë e tij tani që ju kam prezantuar”, është shprehur Trumpi.

Në darkë morën pjesë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë Elon Musk dhe CEO-n e Apple, Tim Cook. Kjo shënon vizitën e parë të Musk në Shtëpinë e Bardhë që prej dorëheqjes së tij si kreu i DOGE në administratën Trump, në prill. Muajt e fundit, ai dhe Trumpi janë përfshirë në një përplasje të hapur publike, e cila përfshinte edhe deklaratën e Musk për krijimin e një partie të re politike.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Cristiano Ronaldos në këtë event shënon një nga vizitat e tij të para të njohura në SHBA që nga viti 2016.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments