Monday, December 8, 2025
HomeLajmeKosovaHyrja e ushtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, Shala: Akt me...

Hyrja e ushtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, Shala: Akt me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal

Javë më parë në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës.

Lajmi është bërë publik të enjten, gjersa lidhur me këtë kanë reaguar liderë të shtetit e njohës të sigurisë në vend.

Njohësi i kësaj fushe, Drizan Shala në një postim në Facebook ka thënë se hyrja e ushtrisë dhe policisë së Serbisë paraqet një akt me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal.Sipas tij, edhe pse në sipërfaqe Beogradi e justifikon veprimin si “luftë kundër prerjeve ilegale të pyjeve” apo “ndalim të krimit”, ky model veprimi është i njohur në doktrinën e operacioneve hibride – përdorimi i një problemi real (si krimi ekonomik, prerjet ilegale apo kontrabanda) si mbulesë për lëvizje të organizuara shtetërore, me qëllim të testimit të kufijve të veprimit dhe legjitimimit të veprimeve ushtarake ose policore në territore të ndjeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments