Monday, December 8, 2025
HomeLajmeKosova5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë...

5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kujtuar sot pesëvjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë periudhë si pesë vite padrejtësie ndaj atyre që luftuan për lirinë e vendit.

“Sot bëhen pesë vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u publikua më 2020 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë viteve 1998–1999. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm dhe procesi gjyqësor ndaj tyre është në fazën e mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments