Në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Gërmimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kërkim të mbetjeve të tjera eshtërore.
Sipas njoftimit, “Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa rasti është aktualisht në proces hetimi.

