Sunday, October 5, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani: Protestat studentore të vitit ’97 ishin lajmëtari i lirisë – na...

Osmani: Protestat studentore të vitit ’97 ishin lajmëtari i lirisë – na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar protestat studentore të vitit 1997, duke i cilësuar ato si lajmëtar të lirisë.

Ajo ka theksuar se në atë kohë studentët nuk u ngritën vetëm për të drejtat e tyre, por për dinjitetin e tërë popullit të Kosovës.

“Ata kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror. Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë.Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi.Sot, kur kujtojmë atë ditë të lavdishme, përulemi me respekt para atij brezi që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes. Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet”, thuhet në reagimin e Osmanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments