Sunday, October 5, 2025
HomeLajmeKosovaVazhdon dëshmia e Covey-t në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në...

Vazhdon dëshmia e Covey-t në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme, dëshminë e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

Të martën dëshmitari u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq. Pasi përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit, tri ekipet tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

Gjatë dëshmisë, Covey theksoi se UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri e mirëorganizuar, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë dhe vepronin në bazë të vendimeve të tyre lokale.

“Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre. Kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, deklaroi Covey.

I pyetur për rolin e Hashim Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka trajtuar kurrë atë si komandant të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhra.Gjatë seancës u shfaq edhe një dokument i nënshkruar nga Thaçi si “komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, dërguar Kouchnerit në kuadër të marrëveshjes së çarmatosjes së UÇK-së, përmes së cilës kërkohej leje që disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments