Sunday, October 5, 2025
HomeLajmeKosovaErdogani i përshëndet përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në...

Erdogani i përshëndet përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, pasi presidenti amerikan e siguroi mbështetjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për propozimin amerikan për paqe.

Pas bisedimeve mes Trumpit dhe Netanyahut në Uashington të hënën, Shtëpia e Bardhë e publikoi një plan me 20 pika për Gazën.

Plani parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.

Nuk është e qartë nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian – do ta pranojë këtë marrëveshje.

“Unë përshëndes përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump, të cilat synojnë ndaljen e gjakderdhjes në Gazë dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili javën e kaluar u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë pas gjashtë vjetësh.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces “me synimin për të vendosur paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët”, shkroi Erdogan në X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments