Janë arrestuar tre persona në Vushtrri nën dyshimin se organizuan skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Policia ka njoftuar se pati prova se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
“Në orët e pasdites së datës 24 shtator 2025, policia në Vushtrri, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.
“Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, tregon Policia.