Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaTërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Tërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë mbikëqyrur sot nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në kryeqytet.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar disa fotografi nga kjo vizitë, e cila u zhvillua në punishte.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizituan të hënën gjatë ditës punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani,” thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë po financohet nga fondacioni i Diyanet-it të Turqisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments