Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaReiffenstuel: Të respektohet plotësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Reiffenstuel: Të respektohet plotësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel ka qëndruar për dy ditë në vizitë në Kosovë.

Ai u takua me një spektër të gjerë të liderëve politikë të Kosovës, veçanërisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai gjithashtu takoi edhe liderët e partive kryesore opozitare, Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, derisa në Mitrovicë ka pasur takime me përfaqësues të partive të pakicës serbe dhe shoqërisë civile. Ai gjithashtu ka mbajtur një takim me COMKFOR-in.

“Në takimet e tij me palët e interesit politik të Kosovës, ai nënvizoi nevojën për të respektuar dhe zbatuar plotësisht vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që t’i jepet fund bllokimit politik. Ai gjithashtu përsëriti pritshmërinë tonë që të gjitha partitë që plotësojnë kriteret mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Tutje theksohet se Reiffenstuel përsëriti mbështetjen e plotë të Gjermanisë për emisarin special të BE-së, Peter Sörensen në përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun e normalizimit të lehtësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm”, thuhet tutje në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments